Sali Berisha deklaroi se ish-agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare që ka paguar ish shefin e FBI është Agron Nezo, duke i ngatërruar mbiemrin Neza, ashtu siç bënte me Jaho Mulosmanin që e quante Jaho Salihi, apo mbiemrin e baxhanakut të tij në Gërdec, Muhamet Hoxha. E bën me qëllim sepse i njeh mirë tropojanët me mbiemrin Neza.
Berisha tha se hetimi ka treguar se Nezos iu dhanë të dhëna nga zyra e kryeministrit Edi Rama për lobuesit e opozitës në SHBA dhe ata u vunë në hetim nga ish-zyrtari Charles McGonigal.
Në fakt, gënjeshtrat e Berishës janë të shumëfishta dhe provojnë lidhjen e tij për të kamufluar pikëtakimet me Edi Ramën. Kryeministri Rama ka thurur komplotin për lobimin rus të PD me 500 mijë euro, ndërsa i ka kërkuar përmes këshilltarit të tij, që Charles McGonigal, ish shef i FBI të stimolonte hetimin e Lulzim Bashës tek FBI në Nju Jork. Berisha ka disa konferenca shtyp për lobimin rus duke akuzuar Bashën me gjuhën e Ramës dhe Charles McGonigal. Madje ka ngritur komisionin “Ledina Mandia” për turp të tij, për lobimin rus.
Pyetja është a ka takuar Berisha ndonjëherë Agron Nezon?