Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin në lidhje me vdekjet e fëmijëve të ndodhura vitin e kaluar, si pasojë e shurupeve kundër kollës të kontaminuara.
OBSH bën thirrje për ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara.
Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara” thekson OBSH në një deklaratë më 24 janar.
Sipas specialistëve të OBSH, nga kqyrjet e bëra u pa se shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit, të cilët mund të jenë fatal edhe nëse merren në sasi të vogla.
“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”, tha OBSH.