BE-ja ka ratifikuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë euro, ndërsa 27 ministrat e jashtëm të BE-së u takuan sot në Bruksel mes presionit në rritje ndaj Berlinit për të lëshuar tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Paketa prej 500 milion € u miratua së bashku me 45 milion € të tjera për pajisje jovdekjeprurëse për misionin e trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën, thanë burimet për Reuters.
Më herët, ministri i jashtëm i Hungarisë Péter Szijjártó tha se vendi i tij nuk do të bllokojë lëvizjen e BE-së.