Virozat, flet mjekja pediatre | Prindërit të shmangin antibiotikët për fëmijët e tyre

Mjekja pediatre Adriana Ilias,ajo tha se deri më tani pjesa më e madhe e fëmijëve është prekur nga gripi stinor, dhe pak janë rastet që rezultojnë me Covid-19. Këshilla e saj për prindërit është që të shmangin antibiotikët dhe t’u rrisin imunitetin fëmijëve përmes mirëushqyerjes dhe vitaminave.

Në përgjithësi gripi stinor dhe raste të rralla prej Covid, tek fëmijët. Ka pasur raste kur gripi stinor ka lënë pasoja, ndërlikime. Sot në klinikë në turnin tim janë paraqitur 50 fëmijë. Simptomat janë kollë, rrufë, temperaturë që zgjat përgjithësisht 3 ditë, por mund të shkojnë edhe në 7 ditë. Në duhet të jemi parandalues, jo t’i ngarkojmë më antibiotikë, sepse në vend që ta shërojë e vret. Duhet që nënat të kenë kujdes. 72 orët e para duhet t’i mbani në shtëpi, vetëm antipiretik, por nëna nuk respektojnë dhe dozën e tyre dhe u japin minimum paracetamoli dhe dominon ibuprofeni, por ky i fundit ka efekte anësore.

Zakonisht viroza kap më shumë moshën 1-3 vjeç. Në këtë moshë prindërit duhet të kujdesen më shumë për fëmijët. Nëse fëmija ushqehet mirë, ne japim një multivitaminë për të rritur imunitetin, por supa është shumë e rëndësishme”, u shpreh ajo.

Latest articles

Related articles