Gazetari: Shërbimet sekrete franceze zbuluan bandat e Durrësit përmes përgjimeve

“Zbulimi i gjithë atentateve dhe përleshjes midis dy bandave të Durrësit, bandës së Lul Berishës , Plaurent Dervishajt dhe bandës së “Rrumit”, që është një sherr i vjetër me disa të vrarë, është zbuluar në fakt nga SPAK-u me ndihmën e autoriteteve franceze. Në SPAK ka mbërritur dosja e përgjimeve dhe zbardhja e bisedave në dy shërbimet e komunikimeve të enkriptuara “Sky” dhe “Enrochat”, ku banda të ndryshme, grupe mafioze dhe organizata mafioze në të gjithë Evropën, jo vetëm që porosisnin kokainë dhe veprimtari të tjera, por edhe vrasje.

Në gjuhën shqipe kanë qenë mijëra komunikime dhe ka qenë edhe një grup killerash ku shumë shqiptarë, biznesmenë, por edhe anëtarë të grupeve krimnale, kokat e këtyre grupeve porosisnin vrasje. Brenda këtij grupi ka qenë edhe Nuredin Dumani. Këto dy shërbimet e enkriptimit, janë depërtuar nga shërbimet sekrete franceze (DGSE) dhe xhandarshmëria franceze, që për dy vite kanë zbuluar rreth 120 milionë komunikime. Në këto rrjete, dyshohet nga SPAK-u se kanë qenë edhe klani i Lul Berishës, Dervishajt dhe klani i “Rrumit”, theksoi ai.

Latest articles

Related articles