Big Brother politik. Tek dhoma e Rrëfimit: Sali Berisha, Spartak Ngjela dhe Arbana Osmani

Imagjino Big Brother me politikanë. Në dhomën e rrëfimit:

Spartak Ngjela: “Zonjë, ku më keni futur kështu? Këta janë orientalë. Nominoj Saliun, ska diskutim, smund të qëndrojë ai këtu. Është program perëndimor ky zonjë. Nuk pranon Washingtoni konkurentë të tillë”.

Saliu: Arbana, kam informacione të sigurta prej atje jashtë, se George Sorosi asht tu komplotue kundër meje, me m’nominue mue, aj don të lërë Big Bradherin pa pluralizëm. Po komplotoi kundër meje, ka komplotue kundër jush. Ju them fansave t’mi, nesër të sulmohet Top Shaneli, me protestë paqsore. O hapeni derën e t’i nxjerrim jashtë këta, ose e hapin fansat e mi me mjetet e tyre. Smund t’cënohet votë e lirë.”

Nano: “Është një ndëëëër, burgimet më interesante të jetës. Burgimi i parë më ndodhi nga Saliu, ndërsa ky i dyti bashkë me Saliun. Shpresoj që nga ky Big Brother të dalim me dorëheqje, si shënje e emancipimit dhe konkurimit të shëndetshëm të platformave dinamike”.

Rama: “Klikoni tek aplikacioni Big Brotheri që duam pik ps pik al. Aty mund të zgjidhni kush doni ta drejtojë Big Brotherin për 4 vitet e ardhshme. Unë sjam më i miri por më të mirë se unë ska.”

***

Spartak Ngjela:
Zonjë, këta janë primitivë. Vijnë nga shtresa të ulëta të shoqërisë. Nuk janë të sinqert këta. Ecin me parullën orientale të Lindjes së Mesme: “Fjala ka lindur për të fshehur mendimin.” Propozoj që Big Brotherin ta drejtojë politika amerikane. Fituesin ta shpallë Washingtoni. Ndryshe iki, nuk rri këtu.

Sali Berisha:
Arbana, ky Big Bradher asht i papranushëm. Si mund t’nominojnë ata Sali Berishën..! Kjo smund t’jetë gja tjetër veçse komplot i shëmtuer i George Soros, komplot i pandodhur ndonjiherë n’historinë e Big Bradhërve nëpër botë. Ndaj ju baj thirrje Olsit, Noçes, Polit, Arbrit dhe të gjithëve atyre qy patën themelue Big Bradherin, të bashkohen me mue e ta rithemelojmë edhe njiherë nga e para. I përshëndes fansat e mi me kangën e Unikkatil ft Cynide – “Veç edhe niher”.

***

Sali Berisha:
Arbana, po ta deklaroj ktu në kte dhomë rrëfimi, se m’ka marrë malli shumë për Lulzim Bashën. Shuuumë. Nuk ja kam përmendur emrin kohët e fundit, prej friks se mos e lavdroj pa dashje. Iku e m’la ktu mes nji tufe budallenjsh t’nderuer. Ma morën amerikanët Arbana. E ndanë prej meje, si te ajo kanga: “Kush të ndau prej meje, kush ta prishi mendjen, të jetosh pa mue, me 44.000 plagë në zemër”. U detyrova ta shaj e ta akuzoj, se ndryshe nuk më ndiqnin mbrapa militantët. Çtu thoja unë atyre? Tu thoja siç u thashë natën e parë me 9 shtator se Luli nuk pati faj, e detyroi Amerika? N’asnji mnyr smund tua thoja ashtu, se sdo më ndiqnin pas. Sdo më ndiqnin as ata qy donin karrierë dhe mendonin se karrierën ua pati mohue Luli, kur n’t’vërtet ua mohova unë, se m’grindeshin me Lulin, nuk ma linin rehat. Tani pas nji viti e ca, jam shumë i piklluer Arbana, po ta rrëfej vetem ty në kte dhomë të nderuer. Mendoj netve t’gjata të këtij revolucioni, a thue çfarë do jetë duke ba Luli tashti qy nuk flet me mue? A thue mi ka marrë seriozisht akuzat? Se ay m’njeh. Fakti qy nuk m’ka kthye përgjigjje, tregon se e kupton qy akuzat nuk i kam seriozisht. Prandaj e due Arbana, se gjithmonë m’ka kuptuer pa folur..! Do doja t’i kërkoja falje nëse e kam lënduer.

Arbana: Por, z.Berisha, ne mund tua sjellim atje z.Basha dhe ta keni afër, mund ta bëjmë edhe atë banor të Big Brother Politik. Meqë juve ju mungon kaq shumë..!

Sali Berisha: Jo, shiko, mos guxoni të sillni ktu pengun e shitur, tradhtarin e 44 mij demokratëve. I baj thirrje Edvin Rams mos provoko Big Brotherin, mos provoko stabilitetin e shpis Big Brother, duke sjellë pengun tand ktu brenda. Do ketë pasoja t’randa nji akt i tillë, ju garantoj ju.

Nga Indrit Vokshi

Latest articles

Related articles