Napoli, Spalletti | Kemi mundësinë e madhe për të fituar titullin

Napoli ka mundur të fitojë ditën e djeshme ndaj Salernitanës me rezultatin 0-2, duke bërë të mundur blindimin e vendit të parë.

Pas përfundimit të kësaj sfide, ka folur tekniku italian i Napolit, Spalletti.

“Titulli? E dimë që kemi një mundësi të papërsëritshme. Nuk duhet të humbim mundësitë që kemi, ne duhet të qëndrojmë të përulur, me këmbë në tokë dhe duhen bërë gjërat në mënyrë profesionale tha ai. Napoli ka grumbulluar 50 pikë tashmë duke e bërë të vështirë rrugën e Milanit dhe Interit.

Latest articles

Related articles