Kukës | Shiu i lë vendin dëborës, s’raportohen probleme në Has e Tropojë

Në qarkun e Kukësit vendin e reshjeve të shiut e ka zënë dëbora. Zonat malore janë “zbukuruar” me petkun e bardhë, ndërsa rrugët që të çojnë drejt njësive administrative janë të kalueshme dhe nuk raportohen probleme apo bllokime.

Gjithashtu, në Has e Tropojë nuk hasen problematika, ndërkohë autoritetet vendore thonë se rezervuarët po mbahen nën monitorim dhe aktualisht nuk përbëjnë “kërcënime” për jetën e banorëve.

Njoftimi për qarkun Kukës:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:15 datë 21.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 10 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Fierz, Bujan dhe Llugaj bashkia Tropojë . Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Latest articles

Related articles