Kancelari Scholz | Jemi me Ukrainën! Bashkë, si evropianë në mbrojtje të paqes!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shprehur sërish se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën,.

Ky reagim i tij vjen disa ditë pasi aleatët perëndimorë ulën shpresat e Ukrainës për një dërgesë të shpejtë të tankeve luftarake në Kiev.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën – për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Së bashku, si evropianë në mbrojtje të projektit tonë të paqes evropiane,” tha Scholz.

Franca dhe Gjermania synojnë të forcojnë aleancën e tyre për t’u përgatitur për sfidat e tjera të Evropës.

Latest articles

Related articles