Boris Johnson, vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë(VIDEO)


Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson është duke realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë.

Ai është filmuar në Bucha në afërsi të Kievit, qytezë kjo që ishte bërë kryetemë e mediave botërore për faktin se pas pushtimit rus, ushtarët e Vladimir Putinit kishin kryer masakra mbi civilët ukrainas.

Në videon e publikuar më poshtë, Johnson shihet duke u futur në një veturë të zezë nën masa të rrepta të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, ai konsiderohet si njëri nga politikanët perëndimorë, që i kishte dhënë mbështetjen më të madhe Kievit në luftën kundër pushtuesve rusë.

Sa ishte në mandat vazhdimisht kishte kontakte me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të cilin edhe e pati vizituar – duke u bërë lideri i parë i një vendi perëndimor që në kohë lufte shkon në Kiev.

Ndërkaq bënte thirrje edhe për dërgimin e sa më shumë armëve moderne në Ukrainë, me qëllim që të mund të mbroheshin nga agresioni rus.

 

Latest articles

Related articles