Balla | Dosja e Aleks Nikës duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK

Një ditë përkujtimit të viktimave të 21 Janarit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do të ketë një kallëzim të ri për ngjarjen e rëndë që la pas katër të vdekur.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme. Sipas Ballës, dosja e vrasjes së Aleks Nikës duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK.

Ndër të tjera, deputeti socialist deklaroi se SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës, e cila duhet të shpallë moskompetencën.

Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon asaj. Më 20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Në maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme. Në janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës

Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin.

Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, tha Balla.

Latest articles

Related articles