SHBA i ka bërë thirrje Ukrainës që të mos vazhdojnë ofensivën në këto momente ndaj Rusisë, deri në mbërritjen e arsenalëve të reja të armëve dhe përfundimit të marrëveshjes me Gjermaninë që do t’i furnizonte me tanke.
Deklaratat raportohet se vijnë nga zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden, i cili duke folur për mediat në kushte e anonimitetit, ka shtuar se SHBA nuk dëshiron që tani t’i ofrojë Ukrainës tanke Abrams, pa gjetur një gjuhë të përbashkët me Gjermaninë.
Ndërkohë presidenti Joe Biden, që ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i duhet..
Bisedimet e SHBA-së me Ukrainën lidhur me çdo kundërofensivë kanë qenë në kontekstin që ukrainasit të stërviten fillimisht për armët që do të marrin nga SHBA-ja, tha zyrtari.