“Salimetaj” përgatit terrenin për të justifikuar humbjen dhe mosnjohjen e zgjedhjeve lokale

Sali Berisha ka dhënë sinjale se nuk do i njohë zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 Maj.

Gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij, Berisha deklaroi se ka ka filluar manipulimi masiv i zgjedhjeve dhe se kryeministri Edi Rama “narkoshtetin” e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve

Ai deklaroi se demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

“Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion.” u shpreh Berisha.

Latest articles

Related articles