Ka vetëm një PD, është ajo  ligjore, institucionale, proSHBA-ve dhe e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni

Nga Skënder Sadri KAPITI

(Si hyrje) Flitet sikur shumica e mbështesin Foltoren, mirëpo kjo përditë po tregon se kjo shumicë e Foltores po tkurret, dhe si shumicë e propagandojnë  atë vetëm mediat politike. Por edhe nëse e pranojmë se te PD institucionale janë më pak se te Foltorja, kjo është e përkohshme dhe e justifikueshme pasi ngjarjeve te mëdha epokale të ndricimit e ndryshimit dhe gjithmonë e reja, progresivja dhe mbështetësit e reformave dhe të   reformatorëve fillimisht kanë qenë pakicë por që kanë triumfuar pastaj si shumicë.

A nuk ndodhi kështu me regjimin komunisto-enverist në Shqipëri, kur për 50 vite i shkuan pas dhe e mbështetën ate me  fanatizëm shumica e shqiptarëve, kur edhe pasi u shëmb si regjim u regjistruan me mijra  e mijra si vullnetarë të Enverit , por që për shumë pak kohë u shpërndanë dhe mbetën disa dhjetra?

A nuk ndodhi edhe në Kosovë ku Lëvizja gjithkombëtare, LDK-ja, nën drejtimin e Rugovës  i dha goditjen e rëndë regjimit komunisto-sllav në Kosovë, ku nga një pakicë intelektualësh fillimisht, ajo lëvizje mori në gjirin e saj pastaj pothuajse tërë shoqërinë shqiptare në Kosovë. A nuk ndodhi po kështu edhe tani në Kosovë kur “VETËVENDOSJA” nga një lëvizje e vogël fillimisht, por që pastaj u shndërrua në forcën e parë politike që sot ka pushtetin.

Dhe tjetra, të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet në Shqipëri kanë pasur dhe kanë mbështetjen e SHBA-ve, të aleatit jetik të shqiptarëve, dhe prandaj edhe shqiptarët janë edhe populli më proamerikan në botë.Dhe atë të cilën SHBA sot  po mbështet fort është Basha dhe PD-ja institucionale

Ka vetëm një Parti Demokratike, është ajo  ligjore, institucionale, proSHBA-ve  dhe e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni

Dëgjoj të thuhet se Partia Demokratike është ndarë në dy pjesë. Por e vërteta po të analizohet me detaje pse gjëndja duket se PD është ndarë në dy pjesë është fakti se kjo ndarje më shumë është një devijancë, apo një vetëlargim  i një grupimi të PD-së pas sanksioneve të shpalljes “non grata” nga SHBA  të ish kryetarit të saj Berisha me një motivacion shumë të rëndë   dhe pas kësaj Basha e dëboi atë nga grupi parlamentar Partisë Demokratike. Ky grupim iu bashkua ishkryetarit Berisha kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, pra rrjedhimisht  ky grupim iu kundërvu për interesa të ngushta personale, ata  iu kundërvunë Lulzim Bashës, Partisë Demokratike, demokratëve dhe SHBA-ve, dhe kulmi i aktivitetit foltorist arriti me sulmin banditesk kundër Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022.

Këtë e verteton katërcipërisht fakti se në krye të Foltores së këtij grupimi nuk doli kush tjetër por vetëm i shpalluri “non grata”, i cili ka si synim vetëm uzurpimin e kryetarllëkut të Partisë Demokratike të cilën kërkon që ta përdor ashtu si po e përdor foltoren , si mjet dhe mburojë politike kundër SHBA-ve, kundër Bashës e Partisë Demokratike institucionale, pa marrë parasysh dhe aspak i shqetësuar se cfarë dëmi të jashtëzakonshmë po i bën jo vetëm PD-së e demokratëve, por demokracisë dhe shqiptarëve si një aktivitet i tillë i tij me foltoren i jep oksigjen dhe jetëgjatësi regjimit korruptiv të Edi Ramës.

E vjetra politike e PD-së  të kujton politikën enveriste antiSHBA dhe antiBritani te Librit “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” , por kjo ndoshta  ia ka kaluar ishdiktatorit  sepse i  ka dale punë me të gjithë, madje  edhe me Turqinë dhe Presidentin Erdogan, dhe synon një “revolucion” jo vetëm në Shqipëri por edhe global.

Këtë e tregon realiteti dhe ajo se cfarë është zhvilluar në Foltore dhe vazhdon që të zhvillohet akoma kundër  Bashës dhe gjithë elitës së re politike të PD-së institucionale që se pranojnë të vjetrën e berishizmin  dhe as frymën antidemokratike e antiamerikane.

Pra, nuk ka ndarje në PD, por ka devijancë, vetëlargim dhe vetëpërjashtim të të pakënaqurve të politikës së vjetër nga PD institucionale.Foltorja propogandon se kërkon bashkimin e Partisë Demokratike, por që askush nuk i pengon ata që të kthehen në PD, përvec të të përjashtuarve që organizuan dhunën kundër Selisë së PD-së.

A ka mundësi që PD-ja me një kryetar të saj  po të ishte ky Berisha, a është e mundur që PD të vinte në pushtet kur ai është  i padëshirueshëm në SHBA dhe i shpallur non grata nga SHBA, Britania dhe i izoluar ndërkombëtarisht nga BE-ja. Përgjigjja është JO.  Në përballje me Edi  Ramën , për Ramën është e mjaftueshme dhe i justifikueshëm vetm fakti e thirrja e tij:  mos votoni një të shpallur non grata, një që ka sulmuar  me dhunë Selinë e Parisë së vet, dhe a e mendoni se cfarë i bën shtetit me pushtetin nëse e votoni atë?! Demokratët të mendohen për një gjë, për atë se  Berisha nuk lëshon asgjë nga interesin i tij personal, nuk sakrifikon asgjë nga e tija , nga interesi i tij për interesin e demokratëve, të PD-së dhe për atë publik e madje ai për interesa të tij ia ka kundërvënë edhe SHBA-ve individë të cilët i shkojnë pas por që  koston po me paguajnë demokratët.  

Kurrë nuk është e mundur që të riciklohet në pushtet  politika e konsumuar e së vjetrës së PD-së, pasi kujtesa kolektive kujton: ngritjen e sistemit pramidal financiar të piramidave, katastrofën e vitit 1997, 1998; të kujton sistemin e vjedhjes se votes në vitin 1996, të kujton ngjarjet katastrofike të Gërdecit si dhe tani shpalljen “non grata” nga SHBA, memoria  kujton sulmin mbi Selinë e Partisë Demokratike;  kujton antiamerikanizmin e së vjetës politike  dhe atë  që Basha me të drejtë e quan si një nga tri këmbët e “Trekëndeshit të Bermudës”. Pra kjo është e vjetra politike e PD-së të cilët janë edhe fantazmat e së shkuarës me të cilat përballet Basha  i cili ka edhe mbështetjen e SHBA-ve.

SHBA-të, antarët e PD-së , shoqëria dhe opinoni e dinë shumë mirë se pushteti i Edi Ramës është kalbur dhe i duhet një shtytje e vogel që ai të rrëzohet, por kjo po zgjat pikërisht prej asaj se korrupsioni, paraja e pisët dhe mbeturinat e drejtësisë  dhe mediat e korruptuara, dhe  e vjetra politike e “Trekëndëshit të Bermudës” janë bërë  bërë bashkë kundër Elitës së re politike të PD-së dhe Bashës.

Berisha e fton në debat Edi Ramën , por në debat Edi Ramën e falimentuar nga korrupsioni qeveritar e shtetëror ,  dhe debatin kundër tij mund ta fitojnë lehte  dhe ta mundin atë kushdo tjetër me përjashtim të Berishës, pasi Edi Rama në rastin me ballafaqimin e tij me Berishën do ta kishte të “justifikuar” edhe refuzimin dhe mos pranimin e tij për debat me një fjali: nuk shkoj në debat me një të shpallur “non grata” dhe  që nuk e njohin  si kryetar partie as ligji, as institucionet dhe as ndërkombëtarët, SHBA e BE.Ky është realiteti i sotëm.

Latest articles

Related articles