Veterani i diplomacisë botërore, Henry Kissinger, ndryshon qëndrim për Ukrainën

Veterani i diplomacisë botërore, Henry Kissinger, ndryshon qëndrim për Ukrainën. I njohur për realizmin e tij gjeopolitik, ky ndryshim ka peshë në sferën e arkitetkurës së sigurisë euroatlantike dhe euroaziatike.
Ai thotë se Ukraina duhet të futet në NATO.
Në fjalën e tij gjatë samitit të Davosit ai tha se Rusia duhet të lejohet në sistemin ndërkombëtar. Kissinger saktësoi se Rusisë duhet t’i jepet mundësia që një ditë t’i bashkohet sistemit ndërkombëtar pas çdo marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Për të shmangur një përshkallëzim të konfliktit me fuqinë bërthamore ruse, Perëndimi duhet të vazhdojë të angazhohet në bisedime me Rusinë dhe të mos shkojë në pikën ku Rusia të ndjejë se po kërcënohet integriteti i saj territorial, tha diplomati.

Kissinger, i cili shërbeu si Sekretar Shteti dhe Këshilltar Sigurie nën presidentët Nixon dhe Ford, tha gjithashtu se mbështetja ushtarake e SHBA-së për Ukrainën duhet të vazhdojë derisa të arrihet armëpushimi.

Megjithatë, ai theksoi disa herë se Rusia nuk duhet të cënohet dhe të ndjejë se po luftohet kundër saj. Ky përshkallëzim do të ishte i frikshëm. Kjo, duke cituar Kissingerit “mund të bëjë që Rusia të rivlerësojë pozicionin e saj historik, i cili ishte një amalgamë mes tërheqjes për kulturën evropiane dhe frikë nga dominimi prej Evropës”.

“Shkatërrimi i Rusisë si shtet që ndjek politikat e veta, do shtyjë një territor të madh me 11 fasha orare në konfliktit të brendshëm. Po flasim për një vend me më shumë se 15,000 testata bërthamore”, tha Kissinger.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO

Kissingeri u kritikua muaj më parë kur sugjeroi se Ukraina t’i jepte një pjesë të territorit Rusisë për të arritur një marrëveshje paqeje.

Ndërkohë, tani ai beson se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte”zgjidhja e duhur”.

Kissinger ishte Sekretar Shteti midis viteve 1973 dhe 1977 nën Presidentët Nixon dhe Ford dhe shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare midis viteve 1969 dhe 1975. Ai ishte një pjesë kyçe e detantës amerikane me Bashkimin Sovjetik dhe afrimit me Kinën.

Latest articles

Related articles