Gazetari Lavdrim Lita tregoi në “Now me Erla Mëhillin” numrin e shqiptarëve të dënuar në burgjet e Evropës për çështjet e drogës.
“Ka dhe një alergji ndaj organizatave shqiptare që punojnë në Itali, në Belgjikë, në Holandë dhe shpeshherë shqiptarët dekonspirohen, bashkëpunojnë me mafien lokale dhe dekonspirohen gjatë rrugës për t’iu prishur grupin,” – u shpreh ai.
Gazetari tha se në Itali janë rreth 3 mijë shqiptarë në burg për drogë, në Britaninë e Madhe kanë qenë 500 shqiptarë në burg në 2017-tën për drogë dhe sot janë mbi 3 mijë.
“Në burgjet në gjithë Evropën janë mbi 7 mijë shqiptarë të cilët janë në burgje për shkak të dekonspirimit,” – shtoi Lita.