Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në studion e ABC News ka folur në lidhje me filmimet më dronë rusë në reparte ushtarake, RENEA dhe diga e ujësjellësa.
Karamuço u shpreh se filmohen këto vende për të marrë më shumë informacion, sa forca janë, godinat që kanë, për t’i pasur më pasur nëse do t’i duhen për rastin më të keq.
Ata veprojnë kështu në të gjithë vendet që i kanë shpallur jo mike” , u shpreh Karamuço.Në lidhje me mënyrën se si u futën në diga dhe ujësjellësa, eksperti u shpreh se ata janë hequr si blogerë dhe po ashtu këto godina nuk ruhen shumë nga policia.
“Rusër filmuan me dronë godina ushtarake dhe RENEA-n. Në lidhej me RENA-n, ishte nje repart i ri dhe ata kërkonin më shumë informacion se sa forca ishin, godinat, etj.
Ata sigurojnë plane të tilla në të gjithë vendet jo mike.
Filmimi i digave dhe ujësjellëve këmbanë alarmi, si u futën të rinjtë?
Ata janë hequr si blogerë. Dhe është për t’u çuditur se një blogere zakonisht ka lekë, ndërsa kjo vajza sapo u arrestua ngeli pa lekë.
Ajo doli me makinë dhe aparatë të shtrenjta, si ka mundësi që ngeli pa lekë? Unë mendoj që është agjente, madje një anëtar i grupit tha hapur që kemi ardhur për spiunazh.
I janë afruar këtyre objekteve pasi i konsiderojnë të rëndësishme dhe nuk ruhen shumë nga shteti.
Janë kapur në kohë?
Unë mendoj që merita i shkon 2 ushtarakëve. Në duhet të kishim bërë disa detyra shtëpi, para se kjo të ndodhte.
Ne nuk vumë pengesa për qytetarët rusë gjatë verës dhe pati shumë turistë. Këta gjetën këtë periudhë, për të mos rënë në sy.
Në Shqipëri shumë rus kanë pasuri të palujtshme dhe ti se kupton qëllimin e tyre.
Në dijeninë timë ka pasur edhe raste të tjera, të nivele më të ulëta që janë parandaluar, por këto trajtohen ndryshe, nuk meren vesh nga publiku, tha ndër të tjera eksperti.