Kuçovë, përçahet “Foltorja” e Berishës

Në degën e Kuçovës është përkujtuar sot 32-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Ajo që u vu re ishte mungesa e drejtuesit të kësaj dege, Myslim Haxhiaj, dhe kryesisë së zgjedhur të Rithemelimit. Shkak është bërë kandidatura e Lefter Maliqit për zgjedhjet lokale të 14 majit. Aktiviteti i sotëm konfirmoi zërat që nisën që në procesin e ashtuquajtur “Primare”, ku Maliqi kandidoi me veten dhe fitoi. 

Lefter Maliqi është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në bashkinë Kuçovë, edhe pse më parë ai ka qenë edhe funksionar i lartë në qeverisjen e Partisë Socialiste, pas akrobacive të tij sa tek PD-ja, sa tek LSI-ja.

Me ç’duket, kandidatura e tij nuk është pritur mirë nga demokratët e Kuçovës, edhe pse, tashmë, nuk ka më rëndësi se çfarë mendojnë ata. Fundja, Lefteri u përzgjodh nga “gara”. Edhe pse kandidoi i vetëm dhe doli fitues. 

Latest articles

Related articles