Alibeaj tërhiqet nga ankimimi i çështjes së PD-së, Gjykata e Apelit vendos pushimin e çështjes

Pak orë para nisjes së gjykimit nga trupa e Gjykatës së Apelit, kreu i grupit parlamentar demokrat i cili mban dhe vulën e kësaj partie pas largimit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Pas kësaj tërheqjeje edhe Gjykata e Apelit vendosi ta pushojë çëshjten.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy kuvendeve të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021 të bashkohen.

Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa në një deklaratë për median i kërkoi Gjykatës së Apelit që ta shqyrtojë në themel këtë çështje.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje.

Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.

Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj

Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit. Per sa me lart i bejme thirrje gjykates se tashme nuk ka asnje lloj pengese te shqyrtoje ceshtjen Zhukri”, deklaroi Sefa.

Latest articles

Related articles