Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë pak më parë në Shqipëri. Magnituda ka qenë 3.1, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet.

Ato pasojnë tërmetin e mbrëmjes së djeshme me epiqendër në Klos dhe me magnitudë 4.7.

Lëkundjet u ndjenë të forta në qarkun e Dibrës dhe shkaktuan dëme në disa banesa në Klos.

Gjithashtu lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë e qytete të tjera, teksa qytetarët dolën të frikësuar në rrugë. Tërmeti i mbrëmjes së djeshme u pasua nga disa paslëkundje më të vogla, megjithatë sizmologët theksuan se nuk ka vend për panik.

Latest articles

Related articles