“Ra në përgjimet e SPAK” – Gazetari zbulon telefonatat e Alda Klosit ditën e ngjarjes

Gazetari Lavdrim Lita zbuloi detaje të reja nga dosja e ish-zrtares Alda Klosi, në banesën e të cilës u vodhën mijëra euro nga pastruesja Rozeta Dobi.

Gjatë një interviste të dhënë për Euronews Albania, Lita tha se Dobi ka qenë nën “vëzhgimin” e SPAK për shkak se ajo është pjesë e dosjes së inceneratorit të Tiranës.

Gazetari zbuloi se ajo ka rënë në përgjimet e SPAK, pasi personat që e kanë telefonuar ditën e ngjarjes janë persona nën hetim për çështjen e inceneratorëve.

“Unë mendoj që SPAK është i involvuar për shkak se Alda Klosi është pjesë e dosjes së inceneratorit të Tiranës dhe të gjitha tabulatet dhe personat që kanë kontaktuar me atë ditën e ngjarjes kanë qenë në përgjim nga SPAK, për një dosje tjetër që është dosja e inceneratorëve.

Ajo ka qenë drejtoreshë e koncesioneve dhe drejtoreshë e rindërtimit, pra janë disa dosje të tjera ku SPAK dhe heton dhe ajo ka qenë e dyshuara kryesore për veprimtari jo të ligjshme”, tha Lita.

Latest articles

Related articles