Çështja “Babale”, shyhet për herë të 7-të seanca për Ervin Salianjin

Është shtyrë për herë të shtatë seanca gjyqësore deputetin e Partisë Demokrtaike, Ervin Salianji për çështjen “Babale”.

Bëhet me dije se seanva është shtytë për shkak se një nga anëtaret e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm. Seanca e radhës pritet të njoftohet në orët në vijim. Ndërkohë që sot që ishte edhe seanca, Salinaji feston edhe 33-vjetorin e lindjes.

Salianji më parë është shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Nëse Gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë Ervin Salianji shkon në burg.

Njoftimi:

Sot me datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.

Latest articles

Related articles