Begaj pret në Presidencë Celibashin| Ne do i garantojmë shqiptarëve një garë të ndershme në zgjedhjet e 14 Majit



Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në Presidencë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e 14 Majit.

Ka qenë vetë presidenti Begaj ai i cili ka zbardhur takimin e tij me Celibashin, ku ndër të tjera ka treguar se gjatë bisedës me Celibashin ai është ndalur edhe te domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore me detyrimin për të mos përdorur veprimtaritë dhe burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre në fushatë.

Begaj është shprehur se fokusi ka qenë të procesi, duke theksuar se duhet të jetë një provë e rëndësishme maturie.

Ftova sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi për të diskutuar mbi përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Gjithashtu vura theksin për rëndësinë që kanë këto zgjedhje jo vetëm si mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por edhe si provë e rëndësishme maturie për vetë sistemin tonë demokratik.

Në bisedën me zotin Celibashi u ndala në domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore me detyrimin për të mos përdorur veprimtaritë dhe burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre në fushatë.

Gjej rastin t’i bëj thirrje publike të gjitha subjekteve të këtij ligji që ta zbatojnë atë me përpikmëri dhe të inkurajoj KQZ-në për një monitorim e zbatim korrekt të tij. Të gjithë shqiptarët dëshirojnë një garë të ndershme dhe të barabartë të kandidatëve në fushatë. Nëpërmjet zbatimit të ligjit ne ua garantojmë këtë”, shkruan Begaj.

Latest articles

Related articles