“Loja per bashkim” permes listash sekrete me firma deputetesh nuk sjell bashkim por rrezikun e nje ndarje te re te grupit parlamentar te PD.
Kam biseduar me shume kolege te tjere te grupit. Pjesa me e madhe prej tyre njejte si une as nuk kishin dijeni per cfare po ndodhte pervec lajmeve ne media.
Nje kryetar grupi mund te shkarkohet apo emerohet e kjo ka pak rendesi. Rendesi ka qe kjo loje e vogel apo e madhe pushteti nuk mund te zhvillohet e te keqperdore “nevojen e bashkimit te grupit”.
Bashkimi nuk vjen permes levizjeve konspirative por me nje dialog te hapur,te ndershem e gjithperfshires.
Me miqte e nje jete politike qe jane ne grupin e rithemelimit mua nuk me kane ndare emrat e individet qe drejtojne grupin parlamentar apo struktura te tjera te PD,as ne te shkuaren as ne te ardhmen me ta nuk me bashkon dot asnje emer qofte drejtues grupi apo strukture nominalisht,as fati individual politik i askujt.
Firmembledhja selektive deri konspirative mbase eshte logjike dhe po aq taktike ne rivalitetin individual se kush do ta drejtoje grupin,por asgje me shume se aq.
Bashkimi eshte i nevojshem por ai mund te ndodhe vetem nese te gjithe gjejme kurajon e forcen per ti ballafaquar hapur,ndershem e me qytetari ato cka na ndane ne kete kohe.
Kaq eshte,te pakten persa me perket.
Cdo gje tjeter ngjan nje telenovele tragjike ne kurrizin e PD ,demokrateve dhe deputeteve te saj e cila mjerisht demton dhe diku keqperdor vullnetin e sinqerte per bashkim te cdo demokrati.