Deputeti i Berishës, Mondi Spaho ka bërë një postim ku praktikisht qorton popullin pse “proteston” apo “tubon” për Luiz Ejllin, dhe jo për shqetësimet që ka “opozita e vërtetë”.
Janë të çuditur tek Komiteti qëndror i Sb pse populli nuk del në protesta kundër Yuri Kim, Ambasadorit Britanik, Blinken, Biden, Boris Johnson.
Në fakt, personazhe Olta, Luizi, Tea, Kjevina, Kiara në sytë e popullit duken persona më të pëlqyer se Monika, Saliu, Iliri dhe Edi.
Opozita e vërtetë që ditën kur rrahën me grushta Berishën në Bulevard nuk ka dalë më në protesta.
– Në Korrik i shtyn protestat sepse shkuan në plazh
– Në vjeshtë i shtynë protestat sepse filloi Kampionati Botëror
– Në dimër i shtynë protestat sepse do hanin gjelin dhe bakllavanë e Vitit të Ri.
– Ndërsa tani i kanë shtyrë deri sa të mbarojë Big Brother.
Thirrjet e Saliut për revolucion janë bërë aq qesharake sa sot morën përgjigjen e merituar.
Populli po “ngrihet” për Luizin e Big Brother, por jo për hallet personale të Sali Berishës.