Ka nisur këtë mëngjes operacioni për shpëtimin e një 43-vjeçari në Gramsh, të bllokuar prej disa orësh në një shpellë të zonës.
Andrea Dervishi raportohet se kishte shkuar për të kërkuar flori në shpellën që ndodhet në një terren të vështirë, duke zbritur me një litar të shkurtër, por pasi ka rënë nata nuk ka mundur të ngjitet sipër.
Ai është mbajtur në monitorim gjatë natës, ndërsa forca të policisë dhe zjarrfikësja pritet të tentojnë ta nxjerrin ditën e sotme.