Sunak| I tmerruar nga ekzekutimi burracak i Akbarit

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se ishte i tmerruar nga vendimi i Iranit për të ekzekutuar shtetasin britaniko-iranian Alireza Akbari.

INTERESTING FOR YOU

Ky ishte një akt i pashpirt dhe burracak, i kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut të popullit të vet”, shkroi Sunak në Twitter.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly gjithashtu shkroi në Twitter duke thënë se “akti barbar” meritonte “dënim në termat më të fortë”.

“Kjo nuk do të qëndrojë e pakundërshtueshme”, shkroi Cleverly.

Irani ekzekutoi ish-politikanin e lartë britaniko-iranian, Alireza Akbari me akuzat për spiunazh, njoftoi faqja web e gjyqësorit, Misan.

Irani e kishte dënuar me vdekje ish-politikanin e lartë në fillim të javës.

Akbari u demaskua si një nga “agjentët më të rëndësishëm për inteligjencën britanike” dhe u akuzua për zbulim të sekreteve shtetërore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është përfundimtar.

Akbari, bashkëshortja dhe vëllai i tij i kishin mohuar me forcë akuzat.

Si një politikan i rangut të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, Akbari kishte kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me politikanët që po përpiqeshin të ndërmjetësonin dhe të pajtoheshin pas valës së fundit të protestave”, raportoi faqja e internetit amwaj.media me qenddër në Britaninë e Madhe.

Ka pasur raportime të përsëritura për arrestime, ndalime dhe madje edhe ekzekutime të agjentëve iranianë, të dyshuar se punonin për shërbimet e huaja sekrete, veçanërisht agjencinë izraelite Mossad ose CIA.

Latest articles

Related articles