Rama – Vuçiç takim në samitin e Davos

Kryeministri Edi Rama, pritet të niset të hënën për në Davos, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të mbahet atje në datat 16 deri më 20 janar 2023.

“Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, do të jetë tema e forumit, ku do të marrin pjesë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende. Takimi vjen ndërsa krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik.Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ka konfirmuar pjesëmarrjen kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ai maqedonas Stevo Pendarovski.

Më 19 Janar Rama do të flasë së bashku me presidentin serb për ndihmën që i jep BE-së jetëzimi i komitetit politik europian.

Në takim do të jenë edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Latest articles

Related articles