Policia bëhet “gardh” në Kashar, qindra fansa të Luiz Ejllit me dron, fishekzjarre e muzikë

Deklarata e Luzi Ejllit se ishte i sëmurë me një sëmundje të rrallë, fillimisht shkaktoi ndasi në publik pasi u cilësua si gënjeshtër.

Megjithatë këto ditë, mbështetja ndaj tij është shtuar ndjeshëm, me dronë që janë dërguar në shtëpinë e Big Brother dhe me thirrje për protesta.

Një protestë e tillë është zhvilluar ditën e sotme jashtë shtëpisë së Big Brother, ku qytetarët janë mbledhur në mbështetje të banorit Luizit.

Ata kanë hedhur fishekzjarrë, ndërkohë zona përreth ‘Top Channel” është blinduar me forca policie. Nuk raportohet për incidente deri më tani.

Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: “O Luiz, o kampion, gjithë Shqipëria ty të do”. Ndërkohë brenda shtëpisë banorët po dëgjojnë muzikë dhe nuk janë në dijeni të tubimit.

Latest articles

Related articles