Noka: Basha mu lut një javë që të bëhesha deputet, por s’pranoja. Ç’ti bëj Berishës, që më bëri deputet

spot_img


Flamur Noka thotë se ka refuzuar të plotësojë formularin për të qenë deputet në zgjedhjet e 2021-it.

Në një intervistë me Merita Haklajn, ai tha se e shihte veten të tradhtuar nga Basha dhe pranoi të bëhej deputet vetëm pas kërkesës së Berishës.

“Mund të jem i vetmi deputet që kam refuzuar formularin për të qenë deputet në 2021. Nuk pranoja të isha deputet i tij dhe të isha bashkëpunëtor i tij (Bashës).

Pranova vetëm kur ma kërkoi Berisha. Ka dhe dëshmitarë. Basha më është lutur një javë që të firmosja formularin e kandidimit.”, tha Flamur Noka.

Latest articles

Related articles