Flamur Noka thotë se ka refuzuar të plotësojë formularin për të qenë deputet në zgjedhjet e 2021-it.
Në një intervistë me Merita Haklajn, ai tha se e shihte veten të tradhtuar nga Basha dhe pranoi të bëhej deputet vetëm pas kërkesës së Berishës.
“Mund të jem i vetmi deputet që kam refuzuar formularin për të qenë deputet në 2021. Nuk pranoja të isha deputet i tij dhe të isha bashkëpunëtor i tij (Bashës).
Pranova vetëm kur ma kërkoi Berisha. Ka dhe dëshmitarë. Basha më është lutur një javë që të firmosja formularin e kandidimit.”, tha Flamur Noka.