Shqipëria është përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.
Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga informacionet këto termet nuk kanë shkaktuar dëme.