Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjitha bashkive që në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit të përmbushin detyrimet ligjore.
Në një postim në Facebook, Ilirjan Celibashi thotë se nga administrimi i informacioneve rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimet.
Ai kërkon gjithashtu dërgimin në rrugë eklektronike të hartave të qendrave të votimit.
“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e procesit zgjedhor të datës 14 MAJ 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.
Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]”, shkruan Celibashi.