Vjosa është renditur një nga destinacionet më të bukura për t’u vizituar gjatë 2023. Prestigjiozja amerikane “The New York Time” e ka renditur Lumin e egër të Vjosës në vendin e 8-të, si një bukuri e rrallë e Europës me ekositem unik.
Edhe kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Europës ku në pranverë shpallet si Parku I parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë duke e bërë 2023 vitin e Vjosës.
“Mirëmëngjes dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The Neë York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama.
Në shkrimin e saj, The New York Times fton turistët që të shijojnë bukuritë e Vjosës duke ecur me biçikletë nëpër kanionet dhe luginat e një prej rrugëve ujore të fundit të pazbutura të Evropës.
Shkrimi i The New York Times
Mbrojtja e Vjosës , një nga lumenjtë e fundit të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të rrugës ujore, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e saj të mbushura me komunitete të lashta, qeveria shqiptare nënshkroi një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa .
Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit me kanione prej 120 milje të rrugës ujore nga 169 milje e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik si dhe duke përfshirë rreth 60 milje nga degët e lumit.
Për udhëtarët në shtigje si rruga e re e çiklizmit të UNESCO-s në Shqipëri (hapja në janar 2023), e cila kalon përgjatë lumit dhe viziton vendet e Trashëgimisë Botërore si qyteti i Gjirokastrës, Vjosën dhe sistemin e saj lumor, me mbi 1 100 lloje kafshësh, inkurajon zbulimin e tyre, të vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për kafe, raki (raki frutash vendase) dhe një shans për të ngrënë ushqimin ballkanik.