Pse presidenti Begaj nuk toleroi maxhorancën socialiste?

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kthyer sot ligjin e parë të maxhorancës sepse cënonte kompetencat e tij për Dekorimet. Këto kompetenca ia jep Kushtetuta.
Komentet online janë të ndryshme dhe ka prej tyre që thonë se e bëri për sy e faqe. Nuk është krejt kështu. Kush njeh ushtarakët apo ish ushtarakët e di shumë mirë që ata janë xhelozë për detyrën e tyre dhe nuk lejojnë tju preki njeri kompetencat. Janë fanatikë.
Kemi parë shefa shtabi të FA “butë” si gjeneral Xhemal Gjunkshi apo “të ashpër” si gjeneral Maks Malaj, apo “të ndërmjetëm” si Jeronim Baze, të bëhen “bisha” me ministrat e Mbrojtjes për kompetenca e tyre.
Ka dhjetra raste në ushtri që kolonelë e poshtë janë dëmtuar në karrierë se i janë bindur ministrit pa referuar udhrin tek Shefi i Forcës dhe Shefi i Shtabit.
Për shembull nëse komandanti i Farkës merrte një telefonatë nga ministri për përgatitjen urgjente të helikopterit Cougar për një vizitë në jug/veri dhe komandanti nuk raportonte urdhrin tek kreu i Forcës ajrore apo Shefi i Shtabit, ditën tjetër ai ishte lëvizur për një detyrë tjetër.
Ruajtja e kompetencave ishte një nga përplasjet e fituara nga presidentin Nishani në Gjykatë Kushtetuese, me maxhorancën socialiste.

Latest articles

Related articles