Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Duhet të kthehet xhandarmaria në Shqipëri!

1913-13 Janar-2023
Për herë të parë u vendos nga qeveria e Vlorës krijimi i xhandarmarusë.
Nē periudhën 1925-1939, në kohën e Zogut, arma e xhandarmarisë u fuqizua dhe nderkohë pati futjen e elementëve modern brenda saj duke siguruar rend e qetësi absolute në kohën e mbretit Zog.
Xhandarmaria, në Shqipëri e më gjërë, ka qenë dhe mbetet forma më e mirë e më produktive e oganizimit të policisë që prej para 110 vitesh.
Nē periudhën 1925-1938, pati një zhvillim progresiv të policisë dhe xhandarmerisë. U futen elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmerisë me atributet e policisë urbane.
Arma e xhandarmërisë në kohën e Zogut ishte ndarë në katër zona: e veriut, e lindjes, e shqipërisë së mesme dhe e jugut, me qendra: Shkodrën, Peshkopinë, Tiranën dhe Përmetin, ndërsa Komanda e saj e Përgjithshme në Tiranë.
Në secilën zonë kishte nga një inspektor anglez.
Sot duhet të kthehet identiteti i policisë me vlerësim të saj në të gjitha drejtimet duke rritur personalitetin dhe profesionalizimin e saj të munguar prej vitesh.
Për PLL kthimi i xhandarmarisë do të jetë qëllim në vetvete kundrejt një projekti dhe programi konkret të studiuar dhe formuluar prej ekspertëve dhe specialistëve të kësaj fushe

Latest articles

Related articles