Gaz Bardhi: Bordi i Oligarkëve do të bie sepse është antikushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me lajmin se shumë shpejt pritet që Bord i Transparencës për çmimin e karburanteve të shkrihet.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se ky vendim vinte vetëm pak ditë para se të shpallej vendimi i gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij, pritet të shpallë Bordin e Transparencës si anti-kushtetues.

Sipas tij, kjo është prova që vërteton se Bordi është ngritur nga kryeministri Rama për të siguruar të ardhura shtesë për ata që Bardhi i quan “oligarkët e karburantëve”.

“Bordi i Oligarkëve prej 1 viti vjedh hapur shqiptarët me abuzimet me çmimin e karburanteve. Paralajmërimi i Ministres së Financave për shfuqizimin e tij, vjen vetëm disa ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për ta shpallur antikushtetues.

Kjo është prova më e qartë që Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese, ngriti një Bord për të vjedhur hapur shqiptarët, duke u siguruar të ardhura shtesë dhe abuzive për oligarkët e karburantëve për plot 1 vit. Me apo pa vullnetin e Edi Ramës, Bordi i Oligarkëve do të bie sepse është antikushtetues. Krenar për çdo koleg të Grupit Parlamnetar që pranojë të firmos kundër Bordit të Oligarkëve”, shkruan deputeti i PD.

Kujtojm se ditën e sotme Ministrja e Financave paralajmëroji shfuqizimin e Bordit për caktimin e çmimeve të karburantëve.

Latest articles

Related articles