Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për 6 akuza për përdhunim



Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për 6 akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në Gjykatën Chester Crown.

Gjykatësit nuk mund të merrnin vendim për një akuzë për përdhunim dhe një për përdhunim në tentativë, pas një gjyqi gjashtë mujor.

Louis Saha Matturie, 41 vjeç, i bashkëakuzuari i Benjamin Mendy u shpall i pafajshëm për 3 akuza për përdhunim, ka njoftuar “BBC”.

Gjykatësit gjithashtu nuk arritën të merrnin vendime për 3 akuza për përdhunim dhe 3 akuza për sulm seksual kundër tij.

Latest articles

Related articles