Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka ardhur koha për përmirësimin e marrëdhënieve me Kroacinë. Urdhri që presidenti Aleksandar Vuçiç u dha bashkëpunëtorëve të tij ishte që të nisin aksionin, siç u tha, për rikuperimin e marrëdhënieve të tensionuara me Kroacinë.
Kjo detyrë iu besua ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Vizita e tij në kohën e Krishtlindjes ortodokse në Zagreb më 6 janar ishte hapi i parë në këtë drejtim.
Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë në nivel të ulët prej vitesh dhe janë karakterizuar kryesisht nga deklarata thumbuese të politikanëve të të dyja palëve.