Studentët e Elbasanit të revoltuar me qeverinë Rama

Qeveria Rama e nisi vitin duke njoftuar shpërndarjen e “Pakos së Madhe” si mbështetje ekonomike për disa kategori të popullsisë.

Çuditërisht edhe këtë herë studentet nuk ishin të përfshirë. Mospërfshirja e tyre në kategoritë përfituese të pakos së madhe, pjesë e paketës anti-inflacion të qeverisë ka trishtuar një pjesë të tyre të cilët mendojnë se qeveria i ‘harroi’ edhe këtë herë dhe nuk mori parasysh vështirësitë ekonomike me të cilat ata përballen.

Ata shtojnë se mungesa e vëmendjes nga ana e qeverisë i shtyn të emigrojnë çdo ditë , ndërsa jetesa për ta është shndërruar në sfidë aq sa i mohojnë vetes edhe gjërat bazike.

Por ka dhe studentë të cilët gjykojnë se ka kategori të tjera të popullatës që meritojnë të mbështeten para tyre. Më herët përmes një peticioni studentët kërkuan 100€ bonus mujor për përballimin e kostove studentore, por kjo kërkesë u refuzua nga ministria e Arsimit pasi në përgjigjen e kthyer ka sqaruar se i ka ezauruar të gjithë mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët.

Latest articles

Related articles