Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sot, në KQZ do të hidhet sot shorti për anëtarin e shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë, ku 3 i ka mazhoranca e po aq opozita dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së. Në mbledhjen e sotme KQZ-ja pritet të shqyrtojë dhe projektvendimin për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë.
“Ditën e Enjte, datë 12.01.2023, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite: Projektvendim “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 14 maj 2023”. Projektvendim “Për përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KQZ-së.