Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident, mesa duket serioz brenda shtëpisë .
Ajo ishte duke luajtur me karrigen, teksa është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot.
Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.
Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje.
“Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela po i qëndrojnë pranë, ndërkohë, Luizi mori një jastëk për t’ia vendosur.
View this post on Instagram