Fier digjet një banesë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një banesë është shkrumbuar nga flaket mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli të Fierit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të alarmuar shërbimin zjarrfikës teksa ndërtesa ishte e pabanuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur njëherazi dhe përhapjen te banesat pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Latest articles

Related articles