Alibeaj nga Saranda: Agresioni i Berishës nga halli, do shkëputemi nga politika 30 vjeçare

Dtejtuesi dhe Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi i 4 deputetëve të PD.

Nga Saranda, aty ku dhe zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, ai tha se është drejtues i PD-së pas shkëputjes së Lulzim Bashës.

Alibeaj theksoi se pas largimit të ish-kryetarit ai është përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.

Më tej ai shprehu mirëkuptimin për “hallin” e grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët e akuzojnë se është bërë palë me Edi Ramën, duke shtuar se i kupton, mirëpo sipas tij mediat e kanë treguar se kush është me kryeministrin.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër.

Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.

Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni.

Është hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më vënë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale”, tha Alibeaj.

Mes të tjerave ai shtoj se është dakord që demokratët të shkojnë bashkë në zgjedhje

Latest articles

Related articles