Alexei Navalny i sëmurë në burg, bashkëshortja e opozitarit: Nuk po kurohet, duan ta vrasin

Alexei Navalny, kundërshtari politik kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, po qëndron në burg i sëmurë rëndë. Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij dhe ekipi ligjor i 46-vjeçarit, që saktësojnë se ai po vuan nga temperatura e lartë dhe kolla e fortë.

Lideri i opozitës duhet të merrte pjesë në 3 seanca dëgjimore gjatë të mërkurës, për të denoncuar kufizimet strikte që u nënshtrohet në burg prej dy vitesh.

Por duke folur me gjykatësin, Navalny kërkoi që seancat të shtyhen për motive shëndetësore. Bashkëshortja e tij ndërhyri duke akuzuar drejtuesit e burgut se nuk po lejojnë që 46-vjeçari të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe e konsideroi një tentativë të Putinit për ta vrarë atë.

Ky zhvillim vjen pas apelit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe një peticioni të rrallë të thuajse 500 mjekëve rusë që i kërkojnë presidentit rus që të ndalojë abuzimet ndaj opozitarit Navalny.

Latest articles

Related articles