Si Mondi Spaho u detyrua të bëhej fishek manovre i “Mitrolozit” Salianji?

Politika nuk ka moral. Këtë shprehje e vërteton fare mirë firma e deputetit Mondi Spaho për komplotin e Ervin Salianjit kundër kreut të Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Mbështetja e drejtuesit Edmond Spahos ndaj ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha shkaktoi ahere trazira, lëvizje që u komentua dhe nga Salianji. Deputeti ngriti pyetjen se çfarë kërkon më shumë Spaho nga PD, ndërsa si kundërpërgjigje mori një shkrim me ironi.

Pasi e quajti “mitroloz”, Spaho iu drejtua Salianjit duke i thënë: Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën. Të fala!

Se çfarë e detyron Mondi Spahon të bëhet fishek manovre, që as të vret e as të tremb, i mitrolozit të Berishës, Ervin Salianji, ky është mister.

Spaho është i njohur për piruetat e tij. Kur ishte nënkryetar i PD nga 2013 në 2021, Mondi Spaho thuhet se ngrinte shumë dolli për shëndetin e Lulzim Bashës, në kafet e Elbasanit e Belshit.

Latest articles

Related articles