Të gjitha fluturimet e brendshme në SHBA janë ndalur për disa orë për shkak të një defekti me sistemin e kontrollit të fluturimit.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se ka një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit.
Si pasojë FAA urdhëroi që të gjitha fluturimet amerikane të shtyjnë nisjet deri në orën 9 të mëngjesit me orën atje.
Më shumë se 1200 fluturime të vonuara brenda ose jashtë Shteteve të Bashkuara, u regjistruan menjëherë pas defektit sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware.
Shumica e vonesave ishin të përqëndruara përgjatë Bregut Lindor, por tani kanë filluar të përhapen në perëndim. FAA tha se ishte duke punuar për rivendosjen e sistemit të saj të Njoftimit për Misionet Ajrore.
Ndërkohë që Presidenti i SHBA Joe Biden është informuar për ndërprerjen masive dhe tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka prova të një sulmi kibernetik “deri në këtë pikë”