Libri Princit Harry, “Spare”, është libri më i shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtimet e plota të Princit Harry, “Spare”, bëri që të jetë libri më i shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Barnes & Noble, librashitësi më i madh në botë, tregoi të martën se Spare kishte mposhtur titujt e veprave të mëdha, si autobiografia e ish-zonjës së parë të SHBA-së Michelle Obama “The Light We Carry”.

Ai gjithashtu kryesoi listën më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar.
Fragmente të zbuluara nga botimi aksidental i librit në Spanjë dhanë njohuri mbi detyrën e Harryt në Afganistan, përdorimin e kokainës, marrëdhënien me gruan e tij Meghan si dhe marrëdhënien e tij të trazuar me vëllain e tij, Princin William.

Por, megjithë furinë në internet për të blerë librin, kopjet e tij u panë të grumbulluara në libraritë e Londrës.

Latest articles

Related articles