Në vitin 2022, Lamborghini shiti 9242 vetura, që është një rekord i ri shitjesh në historinë e kompanisë së famshme italiane të veturave, shkruan AutoCar.
Se nuk ka krizë në botën e të pasurve, vërtetohet edhe nga rekordi i ri i shitjeve të Lamborghinit, i cili vitin e kaluar shiti 9242 vetura në mbarë botën, që është dhjetë për qind më shumë se rezultati i arritur në vitin 2021.
“Fajtori” kryesor për suksesin e Lamborghinit është ende SUV-i Urus, i cili arriti në 5376 klientë vitin e kaluar, që është shtatë për qind më shumë se në vitin 2021 dhe Huracan super sportiv dyvendësh në disa versione u ble nga 3113 njerëz. Modeli Aventador, i mundësuar nga një motor V12, prodhimi i të cilit përfundoi në shtator, u dorëzua në 753 njësi.
Numri më i madh i modeleve Lamborghini përfundoi në Shtetet e Bashkuara (2721). Blerësit më të shumtë të Lamborghinit në vendet evropiane ishin në Gjermani dhe Britani të Madhe.