Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, nisi vizitën në Kosovë


Këshilltari i lartë i DASH, Chollet nis vizitën në Kosovë.

Fillimisht, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, dhe më pas është paraparë edhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradi.

Latest articles

Related articles